Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Kukës, dëmtohen stolat dhe kasetat elektrike të ndriçimit në shëtitore

Nga A2 CNN
26 Prill 2022, 12:00 | Sociale
Kukës, dëmtohen stolat dhe kasetat elektrike të ndriçimit

Vetëm pak muaj nga investimi i Bashkisë Kukës, në shëtitoren e ish-turizmit, gjendja e saj ka ardhur duke u degraduar, kësaj radhe jo nga cilësia e dobët e punimeve, por nga vjedhjet dhe shkatërrimet nga dora e njeriut.

Persona të papërgjegjshëm kanë çmontuar dhe vjedhur stolat, si dhe kanë dëmtuar me dashje kasetat e rrjetit të ndriçimit rrugor, të vendosura disa kohë më parë.

Vetë qytetarët shprehen të indinjuar për këtë situatë absurde.

Vetë Bashkia e Kukësit ka kërkuar mbështetjen dhe bashkëpunimin e qytetarëve, për të mirëmbajtur investimet publike. Ndërsa qytetarët shprehen se kamerat e sigurisë janë dhe institucionet duhet të veprojnë dhe jo të paralajmërojnë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë