Kukës, rruga në lagjen Gostil rrezikon fëmijët

Banor të lagjes Gostil, në qytetin e Kukësit, përveç problematikave të tjera, në prag të fillimit të vitit shkollor, kanë edhe një problem mjaft serioz, që është siguria e fëmijëve dhe e prindërve gjatë rrugës për në shkollë. Përmes kësaj lagje kalon rruga nacionale, Kukës-Gostil, që lidh Kukësin me fshatin Bicaj. Ky segment rrugor është shumë i rrezikshëm dhe burim aksidentesh.