Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Kukësi nuk dorëzohet për titullin, Skënderbeu për mbijetesën

Nga A2 CNN
29 Janar 2021, 22:21 | Futboll
Kukësi nuk dorëzohet për titullin, Skënderbeu për

Dy objektiva të kundërt, por tejet të rëndësishëm. Java e 17 e Kategorisë Superiore do të hapet me duelin ndërmjet Skënderbeut, në garë të plotë për mbijetesën, dhe Kukësit, që nuk heq dorë nga titulli.

Korçarët zbresin në fushë vetëm pak orë pasi tifozët i kërkuan skuadrës takim, për t’i motivuar të luftojnë deri në fund.

Edhe pse në momentin e prezantimit, Mirel Josa e cilësoi çmenduri të mendohej për titullin, trajneri dhe lojtarët nuk dorëzohen, pavarësisht distancës me 13 pikë nga Vllaznia kryesuese.

Këtë të shtunë luhet edhe sfida Kastrioti-Bylis, ndërsa të dielën vendoset një pjesë e luftës për titull, në supersfidën Partizani-Vllaznia.

A2 CNN Livestream

Dita jonë