Kukësi, qyteti me aeroport por pa terminal autobusësh

Qyteti i Kukësit mund të jetë nga qytet e rrallë në botë që ndonëse ka një aeroport ndërkombëtar, nuk ka një terminal për mjetet e transportit të udhëtarëve.
Që pas viteve 90-të qytetarët kuksiane detyrohen të presin automjetet e transportit të udhëtarëve të linjave ndërqytetëse në kushte shumë të vështira, duke sfiduar temperaturat e larta në verë e acarin në dimër.
“Në vapë, shi apo borë, jemi detyruar të rrimë në rrugë, nuk ka as ulëse”, thonë banorët A2 CNN.
Aktualisht vendqëndrimi i autobusëve dhe furgonave është i stacionuar në veri-lindje të qytetit të Kukësit përgjatë rrugës hyrëse, duke bllokuar edhe njërën korsi të saj, si dhe pa asnjë standard.
Udhëtarët, shpesh herë si mënyrë për të shmangur qëndrimin jashtë, shpenzojnë edhe të holla shtesë në lokale e restorante për të pritur orarin. Dhe tani me hapjen e aeroportit, nevoja e një terminali bëhet me imediate.