Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Kukësi zgjedh një italian për stolin, Gjici tregon kur përfundon stadiumi

Nga A2 CNN
14 Korrik 2021, 12:23 | Futboll

Ekipi i Kukësit përfundimisht do të drejtohet nga një italian dhe ai është Diego Longos.

Lajmi u bë i ditur nga presidenti i nderit të FK “Kukësi”, Safet Gjici i cili tha se klubi prej disa ditësh ka pasur biseda intensive me Longos dhe parimisht palët kanë rënë dakord për një bashkëpunim me të gjitha kushtet e trajnerit.

Gjici shtoi se trajneri është me përvojë dhe se konsiderohet si zgjidhja më e mirë për Kukësin.

“Merkato te Kukësi vazhdon, lojtarët e marrë deri më tani janë të mirë dhe me moshë të re, për pak ditë ekipi fillon stërvitjen”, u shpreh Gjici.

Gjici gjithashtu dha dhe lajmin e mirë se stadiumi pritet të përfundojë në shtator kur fillon kampionati.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani