Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Kultura e dobët financiare e shqiptarëve

Nga A2 CNN
13 Qershor 2019, 11:48 | Ekonomi
Kultura e dobët financiare e shqiptarëve

Shqiptarët janë më të pjekur sot kur vjen puna tek menaxhimi i parave, por çalojnë në njohuritë financiare.

Sipas një vrojtimi të fundit të Bankës së Shqipërisë, kultura financiare në vend është përmirësuar ndjeshëm krahasuar me matjen e mëparshme, veçanërisht në drejtim të matjes para se të bëjnë shpenzime dhe në pagesën e faturave në kohë.

Mbi gjysma e të anketuarve deklarojnë se përpiqen të kursejnë, por shumë pak i vënë vetes objektiva afatgjatë, kryesisht për mbulimin e shpenzimeve të shkollës, dasmës apo pushimeve.

Nga ana tjetër, njohja dhe përdorimi i produkteve bankare, alternativave të investimit apo të pensionit janë fushat ku njohuritë financiare janë më të dobëta.

Sipas rezultateve të vrojtimit, gratë, individët e moshës 35-59 vjeç, banorët e zonave urbane dhe ata me nivel të lartë të ardhurash kanë një qëndrim më të saktë në çështjet që i përkasin parasë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë