“Kultura në një javë”, teatrot hapin sezonin artistik

Në “Dita jonë” mirëpritëm gazetaren e kulturës në A2 CNN, Luela Myftari, me të cilën hodhëm një vështrim mbi zhvillimet kuturore në vend. Sezoni artistik është hapur në teatrot e kryeqytetit, ndërkohë që Akademia e Shkencave kujton gjigandët e letërsisë, Dritëro Agollin dhe Migjenin, duke publikuar dokumente të reja në këtë përvjetor.