“Kultura përjashtuese e zvogëlon PD”, Kadilli-Bashës: Pse mban në parti njerëz që pastrojnë para?

Ish-kandidati për kryetar i PD-së Fatbardh Kadilli problemin në parti e shikon te kultura përjashtuese, që sipas tij e zvogëlon opozitën. Në studion e Debat në A2 CNN ai tha se PD po përjeton një përplasje të fortë mes kryetarit dhe ish-kryetarit. Ai thekson se deformimet në mbledhje kanë ndodhur shpesh në parti dhe tha se ata njerëz janë ende në kryesi dhe janë vegla politike që përdoren.