Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Kumbaro: Deklarata e Metës? Antikushtetuese, afati i mandateve lokale është i përcaktuar

Nga A2 CNN
24 Maj 2019, 14:41 | Politikë
Kumbaro: Deklarata e Metës? Antikushtetuese, afati i mandateve lokale

Ish ministrja Mirela Kumbaro e ftuar në A2 CNN për të komentuar ngjarjet e fundit të politikës në vend, cilësoi deklaratën e Presidentit Ilir Meta për një shtyrje të mundshme të zgjedhjeve si diçka që “e la pa frymë” dhe që është “antikushtetuese, sepse Kushtetuta e përcakton qartësisht afatin e mandateve”.

Ish ministrja e Kulturës dëshiron të ndajë konceptin e vullnetit politik nga kushtetutshmëria, duke nënvizuar se “Kushtetuta nuk është as e presidentit, as e kryeministrit”.

Ajo dakordësoi me presidentin vetëm në pjesën e thirrjes për dialog, që ajo thotë se “fjala dialog ka qenë e pranishme në partinë socialiste qysh nga djegia  e mandateve”, dhe shtoi se i vjen mirë që “edhe kreu i PD po flet tani për dialog, e rëndësishme që e futi në fjalor”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani