Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Kume: Kolegji Zgjedhor nuk merr vendime mbi kushtetutshmërinë e një akti

Nga A2 CNN
24 Qershor 2019, 20:56 | Aktualitet
Kume: Kolegji Zgjedhor nuk merr vendime mbi kushtetutshmërinë e

Profesor Kristaq Kume, ish kryetar i KQZ-së, I ftuar në A2 CNN komentoi vendimin e sotëm të Kolegjit Zgjedhor për pjesëmarrjen e Partisë së Unitetit Kombëtar në zgjedhjet vendore, por që në fakt pritej nga politika e vendit si një vulë për legjitimitetin ose jo të 30 qershorit.

Kume nuk surprizohet nga përdorimi politik i vendimit nga dy palët, dhe thotë se  “jemi mësuar, në mënyrë të vazhdueshme kështu janë sjellë”.

Mazhoranca sipas tij  do ta përdorë vendimin si argument më shumë se vullneti i tyre për zgjedhje vendore qëndron brenda kuadrit kushtetues , por profesori nënvizon faktin që trupa gjykuese “nuk mund të marrë vendime për çështje që kanë të bëjnë me kushtetutshmërinë e një akti të caktuar, si ai i dekretit presidencial”.

Në të njëjtën mënyre, sipas tij KQZ-ja dikur e drejtuar prej tij “nuk duhet të merrte përsipër të gjykonte dekretin e presidentit, duhet t’ia linte dikujt tjetër”.

Situata sipas profesorit është drejtpërdrejtë pasojë e mos seriozitetit, të qëllimshëm ose jo , në implementimin e reformës gjyqësore, që “duhej realizuar me kohë” dhe që do të kishte zgjidhur ngërçin e këtyre muajve.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli