Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Kundër gjobave për maskat, presidenti me të njëjtën retorikë si opozita

Nga A2 CNN
19 Tetor 2020, 17:39 | Aktualitet

Në komunikimin me mediat, këtë të hënë, presidenti Ilir Meta u shpreh kundër vendosjes së gjobave për maskat në faturën e energjisë elektrike. Ai u shpreh se përmbajtja e aktit që gjobit qytetarët për mosmbajtjen e maskave është një maskaradë sepse mund t’i lërë pa drita në mes të dimrit. “Jam thellësisht i shqetësuar. Çdo lloj mase që merret për arsye shëndetësore, e certifikuar nga ekspertët, është e mirëpritur, por përmbajtja e aktit që gjobit qytetarët për mosmbajtjen e maskave është një maskaradë sepse mund t’i lërë pa drita në mes të dimrit sepse e shndërron OSHEE-në nga një kompani që ka për detyrë furnizimin me energji elektrike, në një instrument policor, ndoshta edhe elektoral. Nuk është zgjidhje që t’i lësh njerëzit pa drita dhe t’i bësh shantazhe. Çdo të ndodhë me familjen që do të mbifaturohen? OSHEE nuk mund të ndërpresë energjinë për mosmbajtje të maskës. Akti normativ i qeverisë, në 3 fjali të paqarta, të mjegullta, shkon shumë më tej në qëllimet e tij dashakeqe, synon që të bëjë me precedentë penalë qytetarët shqiptarë duke i detyruar të përfundojnë para dyerve të prokurorisë dhe gjykatave dhe të harrojnë problemet themelore me të cilat kjo qeveri e ka zhytur vendin. I bëj thirrje qeverisë të reflektojë, i bëj thirrje kuvendit ta ndryshojë aktin normativ. Maskat duhet t’i vendosim për të mposhtur koronavirusin dhe jo t’i shpëtojmë ndëshkimit të qeverisë në mënyrë arbitrare”, u shpreh Meta.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani