Kur do të paguhen dëmet nga kompanitë e sigurimit? – A2

Kur do të paguhen dëmet nga kompanitë e sigurimit?

Një pjesë e banesave që dëmtuara apo shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit kanë qenë të siguruara. Kjo veçanërisht në rastet kur këto banesa janë blerë me kredi. Procesi i vlerësimit të tyre nga kompanitë e sigurimit ende nuk ka nisur. Sipas Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, duhet pritur që të përfundojë procesi i vlerësimit në terren nga ekspertët e qeverisë, ndërkohë që edhe vetë qytetarët nuk kanë raportuar akoma mbi dëmet që kanë pësuar.

Por si mund të përfitojnë dëmshpërblim nga kompanitë e sigurimit të gjithë ata që kanë një policë sigurimi? I ftuar: Plarent Hamzaj, zv.drejtor i përgjithshëm i Albsig