Mund të duket e çuditshme për disa njerëz, por për Xhoni dhe Xhejd Eitzmann është thjesht një punë: “E kush nuk do të përkëdhelet gjithë kohën? Është një punë e mrekullueshme”.
Nënë e bijë paguhen për të përqafuar njerëz të panjohur. Ato kanë hapur një studio profesionale në Xheksonvill të Flordias këtë muaj: “Ne u kërkojmë të gjithëve që të kenë bërë dush e të kenë larë dhëmbët pasi duam që të jetë një eksperiencë e mirë”.
Përqafuesi profesional dhe klienti njihen me njëri-tjetrin dhe vendosin se si duan ta shpenzojnë kohën. Më pas, zgjedhin një dhomë. Eitzmann thotë se çdo seancë është e ndryshme, ndonjëherë njerëzit duan vetën të flasin ose shohin një film.
Një studim i vitit 2018 zbuloi se gati gjysma e amerikanëve gjithmonë ose shpesh ndihen të vetmuar. Qëllimi i dy grave është t’i bëjnë njerëzit të ndihen më të lumtur. Seancat kushtojnë nga 30 deri në 200 dollarë.