Kur të gjithë flenë, ata zgjohen për të na shërbyer

Nëse për qytetarët problemi i mbeturinave përfundon me hedhjen e qeseve në kosh, ose pranë tij, për punonjësit e pastrimit të qytetit, aty nis puna. Në kohën kur qyteti “fle”, brigada e Ndërmarrjes së Shërbimeve Komunale në Bashkinë e Durrësit merr detyrën, me misionin kryesor, që mëngjesi ta gjejë qytetin të pastër.