Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Kur yjet e Milanit bënë dush në dhomat e zhveshjes së Tiranës

Nga A2 CNN
14 Dhjetor 2022, 23:11 | Futboll
Kur yjet e Milanit bënë dush në dhomat e zhveshjes së

Tefik Osmani tregoi në A2 CNN një histori të veçantë në lidhje me Milanin, në kohën kur ish-mbrojtësi aktivizohej me Tiranën.

Në një ndeshje miqësore mes këtyre dy ekipeve, të zhvilluar në stadiumin “Qemal Stafa”, pati një problem me dushet dhe yjet kuqezi gjetën një zgjidhje origjinale.

“Ka qenë Maldini, Nesta, Seedorf, Ronaldinho, Inzaghi, Shevchenko… Pasi mbaroi ndeshja, u futën në dushe, por i mbaroi ujë i ngrohtë. Erdhën e u lanë në dhomat tona të zhveshjes. Mua nuk më shkoi mendja t’i merrja lekë që të laheshin”, tha Osmani duke qeshur.

Përgjigjja e Altin Lalës ishte kjo: “Ka mundësi që ti ta kesh bërë vetë këtë, ke manipuluar diçka te dushi”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë