Mes stadiumin kombëtar të boshatisur dhe tifozerinë bardheblu të ndaluar për qënë pjesë e festës, Tirana u kurorëzua kampione në mënyrë zyrtare.
Skuadra e Emanuel Egbo ngriti lart titullin e 25-të në historinë e Tiranës në përfundim të ndeshjes me Bylisin e cila shënoi edhe fundin e sezonit me të gjatë të zhvilluar ndonjëherë në Kategorinë Superiore.