Kursi i këmbimit, mbarojnë efektet sezonale, stabilizohet euro

Në një ekonomi si e jona me një nivel shumë të lartë euroizimi, çdo luhatje e kursit të këmbimit ndihet menjëherë nga të gjithë. Por në periudha krizash, lëvizjet e valutave mund të jenë kritike për një familje dhe vendimtare për mbijetesën e një biznesi.

Përgjatë muajve të verës, euro pësoi zhvlerësimin sezonal, që vjen nga fluksi i parave të turizmit. Qindra mijëra pushuesit nga Kosova dhe pamundësia e shumë shqiptarëve për të kapërcyer kufijtë, bënë që të kishte mjaftueshëm valutë në treg.