Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

“Kurti abuzoi me besimin amerikan, duhet të bëjë hapa prapa”, grindja me SHBA dëmton Kosovën

Nga A2 CNN
7 Qershor 2023, 15:40 | Kosova
“Kurti abuzoi me besimin amerikan, duhet të bëjë hapa

Grindja me amerikanët i dëmton interesat e Kosovës. Kështu shprehet ish-ndihmësi i Sekretarit të Shtetit, Daniel Fried, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë. Sipas tij, SHBA nuk ka qenë kurrë kaq e zemëruar me Qeverinë e Kosovës dhe një gjë e tillë është “mjaft shqetësuese”.

“Kurti e ka bërë Presidentin e Serbisë të duket empatik. Nuk kam menduar se kjo është e mundur, marrë parasysh se serbët janë burim i problemit, sepse janë ata që refuzojnë ta njohin pavarësinë e Kosovës dhe refuzojnë ta njohin realitetin se Serbia nuk do ta ketë më kurrë. Por, pavarësisht kësaj, Kurti ka arritur t’i dëmtojë marrëdhëniet me SHBA-në për asnjë interes që unë mund ta identifikoj. Është mjaft shqetësuese. Unë nuk e kam parë kurrë qeverinë amerikane kaq të zemëruar me qeverinë e Kosovës.”

Ish-ndihmësi i Sekretarit të Shtetit, Daniel Fried

Diplomati amerikan thotë se Kryeministri Albin Kurti dhe ekipi i tij “e kanë marrë si të mirëqenë mbështetjen amerikane. Sipas tij, ata kanë abuzuar me besimin amerikan në atë mënyrë qe do të jetë e vështirë për ta rregulluar.

“Është e qartë që Kosova është duke i injoruar shqetësimet e Shteteve të Bashkuara dhe duke vepruar në një mënyrë që ne nuk e inkurajojmë. E përsëris, burimi afatgjatë i problemit në marrëdhëniet Kosovë-Serbi vjen nga Beogradi, nga revanshizmi serb, ndërsa Kurti ka arritur të grindet me SHBA-në. Grindja me amerikanët i dëmton interesat e Kosovës në atë mënyrë që unë s’e kuptoj. Unë nuk e di se çfarë ka menduar Kurti.”

Ish-ndihmësi i Sekretarit të Shtetit, Daniel Fried

Ish-ndihmës Sekretari i Shtetit sugjeron që Kurti të bëjë menjëherë një hap prapa dhe të gjejë një mënyrë për të riparuar raportet me SHBA-në. Çdo drejtim tjetër sipas tij, do të bëhej shumë i kushtueshëm.

Reagimi vjen pas kritikave të ashpra që bëri i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në adresë të Kurtit, të cilin e fajësoi për mungesë bashkëpunimi në ç’tensionimin e situatës në veri të Kosovës.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli