Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Kurti heq pjesërisht taksën, SHBA nuk e mbështet: Masë gjysmake

Nga A2 CNN
28 Shkurt 2020, 10:15 | Kosova
Kurti heq pjesërisht taksën, SHBA nuk e mbështet: Masë

Qeveria e Kosovës bëri hapin e parë drejt heqjes së taksës prej 100% ndaj produkteve serbe. Kryeministri Albin Kurti njoftoi se javën e ardhshme do të merret vendimi për heqjen e tarifës ndaj lëndës së parë që importohet nga Serbia dhe Bosnje-Hercegovina, prej datës 15 mars.

Kurti theksoi më tej se nëse Serbia do t’i japë fund fushatës për mosnjohjen e pavarësisë dhe do të fillojë heqjen e barrierave tregtare ndaj Kosovës, tarifat do të hiqen plotësisht në muajin prill. 

“Nëse pala serbe dëshmon përkushtim të mirëfilltë në ndalimin e fushatës jomiqësore dhe zotohet për heqje të shpejtë të barrierave jotarifore me Kosovën, atëherë me fillim nga data 1 prill 2020, Qeveria e Kosovës do të heqë tërësisht tarifën për importet nga Serbia dhe Bosnja”, tha Kurti.

E ndërsa Kurti e quan këtë një shenjë të vullnetit të mirë për zgjidhje të mosmarrëveshjeve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës reaguan prerë kundër atyre që i quajtën “masa gysmake të qeverisë së Kosovës”. Ambasadori Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i Presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë-Serbi, reagoi përmes një postimi në Twitter:“Qëndrimi ynë është i qartë: tarifat duhet të hiqen tërësisht. Zoti Kurti po bën gabim të rëndë dhe kjo i është bërë e qartë Presidentit Hashim Thaçi sot në Shtëpinë e Bardhë”.

Shtetet e Bashkuara shtuan trysninë për heqjen e taksës që prej themelimit të qeverisë Kurti në 6 shkurt, ndërsa njëkohësisht i kanë bërë thirrje Serbisë që t’i japë fund fushatës për tërheqjen e njohjes të pavarësisë së Kosovës. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani