Kurti: Më 15 mars do të hiqet tarifa për lëndën e parë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një konference të jashtëzakonshme, ka deklaruar se gjatë javës së ardhshme do të marrë vendim që prej datës 15 mars të hiqet tarifa për lëndën e parë ndaj Serbisë. “Pas takimeve me sipërmarrësit vendas dhe prodhuesit tanë dhe leximit të analizës së reciprocitetit, e punuar nga Ministria e Ekonomisë. Kam ardhur tek ky qëndrim. Si Qeveri e Kosovës gjatë javës së ardhshme do të marrim vendim që nga data 15 mars 2020, të hiqet tarifa për lëndën e parë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, kjo si shenjë e mirë”, tha Kurti.