Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Kurti në Tiranë, Nesho: Ai është lider i së ardhmes, por nuk duhet të futet në skema të vogla

Nga A2 CNN
5 Mars 2021, 10:53 | Kosova
Kurti në Tiranë, Nesho: Ai është lider i së ardhmes,

Pas vizitës së Lajçak në Beograd, presidenti serb Vucic u tregua optimist për një rikthim të negociatave në Bruksel me Prishtinën zyrtare. Por fituesi i zgjedhjeve të fundit në Kosovë, Albin Kurti, nuk duket se e ka prioritet.

Diplomati dhe analisti Agim Nesho mendon se kjo në fakt është një strategji e studiuar.

“Është taktikë shumë e mirë nga zoti Kurti. Edhe për të gjetja e një zgjidhje është prioritet, por më tepër ka nevojë Serbia për të arritur konsensusin e nevojshëm me BE-në në kuadër të integrimit, sesa e ka Kosova, që nuk e sheh ende dritën në fundin e tunelit të integrimit. Pra, ata e kanë problemin, ata e kanë propaganduar si një konflikt të ngrirë për të kënaqur nacionalizmin e tyre. Kurti është një politikan i qartë, që nuk mendon të ulet në tavolinë i shtyrë nga presionet e shumta, ai i thotë BE-së, na jep zgjidhjen përfundimtare, që të arrijmë njohjen reciproke”, thotë Nesho.  

Për të, Kosova ka një shans nga momenti që elektorati kosovar ka përzgjedhur dyshen Kurti-Osmani.

“Ajo u tregua se është politikania më popullore në Kosovë, dhe kjo është vlerë edhe për balancimin e demokracisë. Çështja e presidentit nuk është më çështje e saj, është çështja e të tjerëve që ta pranojnë atë. Vjosa e mori mandatin popullor duke u deklaruar nga vetë Kurti si presidentja e ardhshme.”

Por kandidati për kryeministër ditët e fundit është përqendruar edhe në politikën e brendshme shqiptare, në disa raste duke përkrahur publikisht kandidatët e Vetëvendosjes në Lezhë dhe Tiranë.

Nesho mendon se ky hap ka qenë disi i panevojshëm për Kurtin.

“Rritja e aktivitetit të VV në Shqipëri është sinjal që ai do të japë, pra që kam përkrahjen e të gjithë faktorit shqiptar. Vizita  e tij mund të ketë edhe kritika, por Kurti mbetet një lider i së ardhmes, që ka një mesazh edhe ndaj Shqipërisë. Por kjo si e tillë duhet të mbetet, pa u futur në skemat e vogla.  Sepse krijon mosbesim dhe ul edhe atë aksion politik që tashmë Kurti e ka fituar", thotë Nesho për A2.

A2 CNN Livestream

Dita jonë