Kush është fajtori për negociatat? Nard Ndoka: Ta vendosë populli me votë

Për takimin e Partisë Demokratike me aleatët ditën e hënë dhe planet e së ardhmes të opozitës së bashkuar, foli në A2 Nard Ndoka, kreu i Partisë Demokristiane.

Ndoka theksoi se Edi Rama duhet t’i kishte dhënë një mundësi qytetarëve në këtë situatë të krijuar duke e çuar vendin në zgjedhje të parakohshme. Sipas tij, me votë qytetarët do t’i vendosnin një notë qeverisjes së Ramës, do të zgjidhnin fajtorin për mos-hapjen e negociatave, por do të ishte edhe një zgjidhje për krizën aktuale politike në vend.

Shkarkoni aplikacionin e A2