Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Kush është Olaf Scholz? Avokati që shpëtoi ekonomitë e BE gjatë pandemisë

Nga A2 CNN
8 Dhjetor 2021, 14:57 | Bota
Kush është Olaf Scholz? Avokati që shpëtoi ekonomitë e

Është politikani i katërt nga radhët e Social Demokratëve që drejton Gjermaninë, pas Willy Brandt, Helmut Schmidt dhe Gerhard Schroeder. Bëhet fjalë për 63-vjeçarin, Olaf Scholz, tashmë dhe kancelar i vendit.

Në politikë është futur që në vitin 1970, si aktivist në partinë socialdemokrate. Anëtar i Bundestagut u bë për herë të parë në vitin 1998. Gjatë karrierës ka qenë edhe kryetar i bashkisë së Hamburgut. Me profesion është avokat, i specializuar në fushën e ligjeve të punësimit.

Me temperamentin e tij me këmbë në tokë dhe larg metodave të çmendura politike, Scholz e pozicionoi veten si pasues natyral i Angela Merkel dhe “duar të sigurta” për të udhëhequr Gjermaninë përmes sfidave që variojnë nga luftimi i krizës klimatike deri të konfrontimi me Rusinë dhe Kinën. 63-vjeçari është një negociator me përvojë dhe politikan veteran, i cili ka mbrojtur reformat e diskutueshme të tregut të punës dhe shkurtimet në sistemin e ndihmës sociale në qeverinë e ish kancelarit, Gerhard Schroeder.

https://a2news.com/video/nis-nje-epoke-e-re-olaf-scholz-eshte-kancelari-i-ri-i-gjermanise/

Gjithashtu si ministër i punës nga vitet 2007-2009, nën udhëheqjen e Merkel, Scholz mbështeti një skemë bujare punësimi me kohë të shkurtër, që ndihmoi miliona gjermanë në kohën e krizës globale financiare. Social demokrati ka shërbyer edhe si ministër financash në qeverinë Merkel, një post në të cilin doli kundër buxheteve të balancuar dhe pro huamarrjes rekord për të mbrojtur kompanitë dhe punëtorët nga shkatërrimi ekonomik i pandemisë koronavirus. Në nivelin europian, punoi ngushtë me Francën për paketën e ndihmës dhe të rimëkëmbjes prej 800 miliardë eurosh dhe në samitin e G20 për taksimin e fitimeve të kompanive të mëdha.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli