Kush po na vaksinon? A2 flet me qeverinë gjermane: Nuk kemi dërguar asnjë vaksinë

Vaksina, me doza shumë të vogla, erdhi më në fund në Shqipëri, por ajo që mbeti si refren ishte pyetja se nga erdhën këto doza. Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk mund ta bënte publike vendin e origjinës se nga na erdhën këto doza, por kuriozitetit të përgjithshëm A2 i shkoi më tej.