Kush “shan” koronavirusin dënohet, Kosova miraton ligjin për pandeminë

Kosova miratoi në Parlamentin ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë së koronavirusit, në një unitet shembullor që u përshëndet edhe nga nismëtarja e këtij ligji, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani.

Ky ligj ka mbetur deri më sot peng i politikave, tha ajo nga foltorja e Kuvendit, por votimi i sotëm është një shembull i mirë i angazhimit domethënës në hapa konkretë për parandalimin e pandemisë. Në fatk, ajo që Osmani e cilëson një arritje, ka në përbërje edhe një pikë sipas të cilës i hiqet e drejta çdo njeriu që të përçojë dyshimet e tij mbi ekzistencën e koronavirusit te persona të tretë.