Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Kushtetuesja funksionale, Hysi: Do të nisë menjëherë shqyrtimi i shumë dosjeve

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2020, 20:42 | Aktualitet
Kushtetuesja funksionale, Hysi: Do të nisë menjëherë

Më në fund, siç edhe ishte paralajmëruar nga ambasada amerikane, Gjykata Kushtetuese mund të quhet funksionale edhe pse me një “patericë”, sepse numri i saj i plotë prej 9 anëtarësh ende nuk është plotësuar. Fare mirë, tashmë, kjo gjykatë mund të mblidhet sepse tashmë e ka kuorumin.

Edhe pse matematikisht kjo gjykatë mund të marrë edhe vendime pasi arrihet numri 5 i nevojshëm, përsëri kjo duket krejt e pamundur. Por, lajmi i mirë është se procedura nuk u zvarrit pafundësisht siç edhe ishte zvarritur deri tani.

https://a2news.com/2020/12/23/gjykata-kushtetuese-behet-funksionale-presidenti-dekreton-anetarin-e-gjashte/

Për këtë çështje foli në A2 anëtarja e Komisionit të Ligjeve, Vasilika Hysi, e cila theksoi se edhe pse nuk është plotësuar me 9 anëtarë, tashmë do të nisë shqyrtimi i dosjeve që kanë qenë në pritje prej një kohe të gjatë.

“Ishte një nevojë jetike për qytetarët. Për të gjykuar në seancë publike duhet të jenë 2/3 e anëtarëve. Për t’u plotësuar nevojiten edhe 3 anëtarë. Tashmë, për shumicën e çështjeve do të fillojë shqyrtimi. Tashmë kemi një mekanizëm më shumë. Gjykata duhet të jetë me 9 gjyqtarë, por tashmë edhe me 6 anëtarë është funksionale. Nga java tjetër do të kemi edhe fillim të shqyrtimeve të seancave publike. Tashmë shumë dosje që kanë mbetur aty do të fillojnë të shqyrtohen”.

Më tej, Hysi u shpreh se Këshilli i Lartë Gjyqësor duhet të përshpejtojë procesin për plotësimin e vendeve në Gjykatën e Lartë nga radhët e gjyqtarëve që duhet të promovohen, me qëllim që Gjykata e Lartë të vijojë me propozimet e anëtarëve të Kushtetueses.

https://a2news.com/2020/12/23/kushtetuesja-funksionale-ambasada-e-shba-pershendet-vendimin/?utm_source=a2-related&utm_source=a2pages&utm_campaign=hp-related

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani