Kushtetuesja pezullon dekretin e Thaçit, Kosova pa kryeministër

Kosova, me gjasë, do të shkojë në zgjedhje të reja, pasi Gjykata Kushtetuese atje, u shpreh pro ankesës së Lëvizjes Vetëvendosje ndaj mandatimit që Hashim Thaçi i bëri Lidhjes Demokratike të Kosovës për të zgjedhur kryeministrin dhe të formojë qeverinë e re. Krahas pandemisë, Kosova gjatë gjithë kësaj kohe po kalon edhe një krizë të fortë politike, e cila kulmoi me mocionin që rrëzoi qeverinë e krijuar prej pak muajsh nga Albin Kurti. Për të kuptuar se çfarë pritet të ndodhë në vijim në Kosovë, foli në A2 analisti Armen Muja.