“Kushti i BE për zgjedhjet, domosdoshmëri”, Çela: Mazhoranca i hedh topin BE-së për t’iu shmangur përgjegjësive

Mazhoranca po hedh topin në fushën e BE-së me qëllim për të shmangur përgjegjësinë dhe vonesat e integrimit. Kështu e lexojnë Erlis Çela dhe Gjergji Vurmo deklaratën e ministres së Jashtme Olta Xhaçka në Kuvend, kur thotë se Shqipëria ka plotësuar kushtet e integrimit dhe tani radhën e ka Bashkimi Evropian. Në këndvështrimin e tij pedagogu i komunikimit Erlis Çela shprehet se përgjegjësi kryesor për integrimin është qeveria.