Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Kuvendi i 11 dhjetorit, Duma: Nuk janë 4200 delegatë

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2021, 20:43 | Politikë
Kuvendi i 11 dhjetorit, Duma: Nuk janë 4200 delegatë

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma, në një intervistë për “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, deklaroi se nuk ekzistojnë 4200 firma delegatësh për Kuvendin e 11 dhjetorit.

“4200 delegatë nuk janë, pa asnjë dyshim. Sepse logjika e thjeshtë thotë se nëse janë 4200 nga 1800 që kërkohen, nuk ke asnjë shqetësim që ndokush të merr mbi 2000. Ato 4200 nuk janë firma delegatësh. Nuk mund të konfirmohen firmat duke i parë nga sipër. Ka pasur trysni ndaj degëve të partisë, nga ata që kanë qenë në hierarkinë e Partisë Demokratike. Kjo ndodh në të gjitha partitë, e kemi parë këtë film edhe me Nanon. Çështja është se sa herë që ka ngërç lidershipi, thërritet vota e popullit. Por, populli keqpërdoret në emër të emocioneve personale të njërit apo tjetrit. Sali Berisha normalisht që thërret emocionet e një mase shumë më të madhe, por a thërret të ardhmen e partisë? Kjo është pyetja që duhet bërë”, deklaroi Duma.

Nënkryetarja demokrate shtoi: “Unë kam dashur që të shikoj si senator të PD-së Sali Berishën. Të ishte personi që të përcillte trashëgiminë e tij të madhe tek të rinjtë. Partia ka nevojë për trashëgiminë e saj politike. Unë besoj se këtë gjë do ta sigurojë data 18, pasi bashkon ata që kanë heshtur dhe ata që kanë folur”.

Sipas saj, “PD-ja ka nevojë për qëndrueshmëri dhe zoti Basha ka momentin final për të profilizuar lidershipin e tij”.

“Është një individ i arsyeshëm dhe këtë situatë e ka ndjekur në mënyrë të arsyeshme. Pezullimi i Sali Berishës duhej bërë në të mirën e PD-së dhe fitores së saj. Kaq është e gjitha. Rrëmuja mbi këtë e përkeqëson ngjarjen dhe e largon partinë nga fitorja”, theksoi Duma.

A2 CNN Livestream

Dita jonë