Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Kuvendi i Kosovës, seancë për 22-vjetorin e epopesë së UÇK-së. Vlerësohet familja Jashari

Nga A2 CNN
5 Mars 2020, 14:28 | Kosova
Kuvendi i Kosovës, seancë për 22-vjetorin e epopesë së

Kuvendi i Kosovës mbajti një seancë solemne për shënimin e 22-vjetorit të epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Të pranishmit në sallë u ngritën në këmbë për intonimin e himnit kombëtar.

Më pas, fjalën e mori kryeministri Albin Kurti, i cili vlerësoi luftën dhe qëndresën e familjes Jashari.

Edhe kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, vlerësoi kontributin e paçmueshëm të familjes Jashari për liri dhe bëri thirrje për unitet.

Në këtë seancë morën pjesë përfaqësues nga familja Jashari, si dhe personalitete nga institucione të ndryshme. Ndërsa munguan, si zakonisht në seanca të tilla, deputetët dhe ministrat e komunitetit serb të Kosovës. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani