“Kuvendi nuk mbikëqyri qeverinë në pandemi”. ISP kritikon edhe ndryshimin e Kushtetutës pa konsensus

Instituti i Studimeve Politike publikoi gjetjet e monitorimit për sesionin e parë parlamentar të vitit, punimet e të cilit u zhvilluan më së shumti nën gjendjen e fatkeqësisë natyrore për shkak të tërmetit dhe sidomos pandemisë COVID-19. Pandemia imponoi përshtatje të Kuvendit me rrethanat dhe protokollet e sigurisë, por me ndryshime të shpejta të rregullores, me praktika të përshpejtuara dhe të kufizuara vendimmarrëse, si dhe me cenim të elementëve të transparencës, konsultimit publik dhe agjendës së rregullt parlamentare, vërehet në raport.