Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Kuvendi shënon 12-vjetorin e pavarësisë me flamurin e UÇK

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2020, 12:54 | Kosova
Kuvendi shënon 12-vjetorin e pavarësisë me flamurin e UÇK

Seanca solemne për 12-vjetorin e pavarësisë së Kosovës nisi me deputetet Ganimete Musliu dhe Evgjeni Thaçi-Dragusha, të Partisë Demokratike të Kosovës, të cilat vendosën flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në sallën e kuvendit.

Nuk kishte si të mungonte dhe intonimi i himnit të Kosovës. Më pas kryetarja e kuvendit, Vjosa Osmani mbajti dhe një fjalë të rastit përpara deputetëve dhe të ftuarve. Kryeparlamentarja e parë grua e Kosovës, pati edhe një thirrje ndaj ndërkombëtarëve në këtë përvjetor të 12 të pavarësisë së vendit. “Sot Kosova është e vendosur më shumë se kurdoherë më parë që të integrohet mes popujve të qytetëruar europian, të shndërrohet në epiqendër të stabilitetit në rajon”, tha ajo.

Osmani nderoi artistët, sportistë dhe akademikët e figura të tjera që kanë lartësuar imazhin e Kosovës në botë. Gjithashtu vlerësoi heronjtë e vendit që luftuan për liri dhe të gjithë ata që kanë punuar për ndërtimin dhe përparimin e shtetit paspavarësisë.

Ndërkohë, në këtë seancë solemne munguan vetëm deputetët e Listës Serbe dhe ata të komuniteteve të tjera të Kosovës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë