Ky mund të quhet “gjumë elefanti”…

Një tufë elefantësh aziatikë, të lodhur nga udhëtimi i gjatë, kanë zgjedhur të pushojnë në periferi të një qyteti në provincën Yunan, në jugperëndim të Kinës. Mediat kineze thonë se elefantët kishin udhëtuar për rreth 500 kilometra kur vendosën të shtriheshin të gjithë bashkë, për të marrë një sy gjumë.