Lagjja e Birrës në Korçë, prej 30 vitesh pa infrastrukturë

Lagjja e Birrës ne Korçë duket se është ana tjetër e medaljes së qytetit, që e quajnë ndryshe edhe si Parisin e vogël. Prej 30 vitesh kjo lagje nuk ka infrastrukturë rrugore duke vështirësuar së tepërmi jetesën e banorëve. Këta të fundit shprehen se edhe ambulanca ose zjarrfikësja ngurojnë të futen në këtë zonë.