Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Lajçak në Prishtinë: Marrëveshja me Serbinë, brenda mandatit të qeverisë së re

Nga A2 CNN
2 Mars 2021, 14:49 | Kosova
Lajçak në Prishtinë: Marrëveshja me Serbinë, brenda

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak pret që marrëveshja gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi të arrihet brenda mandatit qeverisës të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit. Zyrtari i lartë europian i cili mbërriti në Prishtinë, pasditen e së hënës, e tha këtë gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Osmanin.

 “E kam thënë edhe në të kaluarën dhe e po e përsëris se ky proces do të mund të përmbyllet brenda disa muajve, nuk kërkon vite që të arrihet marrëveshja. Por, ne nuk jemi ata që po nxitojmë ose ata që e ngadalësojnë procesin. Janë Kosova dhe Serbia që vendosin se sa shpejt duan të procedojnë”, deklaroi Lajçak.

Ai tha se pret që klasa politike në Kosovë të jetë e bashkuar në këtë drejtim dhe ta kuptojë rëndësinë e dialogut me Serbinë.

Ndërkaq, ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, e cila garoi në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, tha se institucionet e reja do të angazhohen në dialog, por me një qasje të re, e cila sipas saj, synim kryesor do të ketë trajtimin e barabartë në dialog dhe njohjen e ndërsjellë si akt final.

https://a2news.com/2021/03/02/vizita-e-pare-pas-zgjedhjeve-lajcak-mberrin-ne-kosove-takohet-me-kurtin/

“Qasja e re nënkupton që ne assesi nuk mund ta pranojmë që çështja e kufijve, sovraniteti, rregullimi i  kushtetues të Kosovës të bëhen pjesë e negociatave sepse ato negociata kanë përfunduar në vitin 2008, nën mandatin e Ahtisarit”, vijoi Osmani.

Mirosllav Lajçak mbërriti të hënën në Kosovë, ku takimin e parë e zhvilloi me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, partia e të cilit i ka fituar zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit në Kosovë. Pas takimit të së hënës me përfaqësuesin e posaçëm të BE-së, Kurti theksoi se nuk e mohon rëndësinë e dialogut me Serbinë, por shtoi se ai duhet të jetë i përgatitur mirë dhe i sinqertë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë