Lamallari: Pas “Forcës së Ligjit”, nismë kundër evazionit fiskal – A2

Lamallari: Pas “Forcës së Ligjit”, nismë kundër evazionit fiskal

Operacioni anti-KÇK, i nisur javën e shkuar, ka marrë vëmendjen e publikut me ftesat për justifikim të pasurisë, që u dërgon personave me të shkuara kriminale.

Zëvendësministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ishte i ftuar në Dita Jonë ku foli për operacionin “Forca e Ligjit”, ndërsa theksoi se së shpejti do të ketë edhe një nismë tjetër.

“Si çdo nismë ka dyshime. Por kur ka nisma që i drejtohen krimit të organizuar nuk duhet të ketë akuza. Duhet të jemi bashkë kundër krimit të organizuar, pasi përbën kërcënim për të gjithë pavarësisht ngjyrimeve që mund të kemi. E rëndësishme është që OFL po vazhdon punën intensive. Janë sekuestruar një sërë pasurish, nga resortet te automjetet e blinduara dhe kjo do të vijojë”