Lamtumirë nga një iPad, pikëllimi në SHBA për 100 mijë jetë të humbura

Shtetet e Bashkuara të Amerikës arritën një rekord tepër të zymtë, teksa bilanci i viktimave nga koronavirusi i tejkaloi 100 mijë mes përpjekjes globale për të frenuar virusin dhe për të gjetur një vaksinë efikase. Humbjet më të mëdha të jetëve njerëzore u regjistruan në zonat urbane, veçanërisht në Nju Jork, me të moshuarit dhe minoritet ndër më të prekurit. Në vijën e parë të betejës kundër pandemisë koronavirus, infermierët dhe mjekët po kujdesen për të gjallët. Por ka edhe një vijë tjetër të parë, e cila është ajo e atyre që kujdesen për të vdekurit. Shtëpitë funerale në Nju Jork janë kaotike dhe të tejmbushuara. Mund të duhen disa javë para se trupat e pajetë të balsamosen ose varrosen. Shumica e pacientëve të prekur nga Covid-19 vdesin vetëm, dhe kur ata humbin jetën, familjarët e tyre duhet të karantinohen pasi t’u thonë lamtumirën e fundit.