Lamtumirë Ylli Mihali, 27 vjet pjesë e Kombëtares

Futbolli shqiptar dhe ekipi kombëtar janë në zi. Ylli Mihali, fizeoterapisti që ka qenë pjesë e stafit kuqezi prej 27-vjetësh, u nda nga jeta pas një beteje të gjatë me Covid-19. Ai ishte infektuar me koronavirus prej afro një muaji, pavarësisht se i kishte kryer të dyja dozat e vaksinës. Prej afro dy javësh, 52-vjeçari ishte i shtruar në spital, në gjendje të rëndë, duke qëndruar edhe në intubim.