Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Largimi i shqiptarëve, rritet numri i azilantëve drejt Europës

Nga A2 CNN
24 Janar 2020, 20:56 | Aktualitet
Largimi i shqiptarëve, rritet numri i azilantëve drejt Europës

Të frenosh shqiptarët të ikin jashtë vendit duket një mision i pamundur. Përtej politikave të qeverisë, Shqipëria është përballur me një numër në rritje të azilkërkuesve në vitin që lemë pas. Shqetësues është fakti se është rritur ndjeshëm numri i azilkërkuesve nga radhët e shtresës së mesme.

I njëjti problem u ngrit edhe në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit, ku zv/ministrja e Brendshme, Rovena Voda, pranoi se numri i shqiptarëve që kërkojnë azil në vende të tjera është në trend rritës. 

“Shifrat e 2019, për të cilat ne i referohemi edhe Eurostat-it, për momentin, duke futur edhe muajin tetor, rritja deri tani nuk është 16% por 10% dhe lajmet e mira që vijnë është që për muajin nëntor dhe dhjetor ka rënie sërish të numrit të azilkërkuesve”, u shpreh zv.ministrja Voda.

Kërkesat e shumta për azil nga Shqipëria, kanë qenë argumenti më i fortë që Presidenti Emanuel Macron ka përdorur për të kundërshtuar hapjen e negociatave për Shqipërinë drejt BE. Tirana zyrtare ka një tjetër shpjegim se pse shqiptarët i drejtojnë sytë nga Franca.

“Me Francën, sigurisht që kemi ende disa problematika, por pa dashur absolutisht të justifikoj apo të justifikohem këtu para jush, Franca është një vend që ka një legjislacion “miqësor” lidhur me çështjet e azilkërkimit dhe ajo që ne kemi kërkuar gjithmonë nga ata është ndarja e informacionit dhe të qenurit transparentë me ne”, shtoi Voda.

 
Qeveria thotë se është angazhuar me një seri strategjish për punësimin veçanërisht të të rinjve
në vend e po aq me politikat e punësimit për të rikthyerit që iu është refuzuar azili. Por mesa duket kaq nuk mjafton.  A2 pyeti disa qytetarë në kryeqytet nëse e kanë menduar ikjen nga Shqipëria.

A2 CNN Livestream

Dita jonë