Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Largimi nga reforma, Gjiknuri: Oreksi vjen duke ngrenë, nuk sakrifikohem

Nga A2 CNN
25 Tetor 2019, 14:33 | Politikë
Largimi nga reforma, Gjiknuri: Oreksi vjen duke ngrenë, nuk sakrifikohem

Damian Gjiknuri i qëndron idesë së bashkëpunimit me opozitën duke përdorur si urë lidhëse ndërkombëtarët. Në studion e A2, bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore tha se “de facto”, demokratëve jashtë Parlamentit iu ofrua bashkëkryetari i tretë i komisionit.

Edhe pse një ditë më parë tha se drafti i PS e bënte qeverinë në gjysmë teknike gjashtë muaj para zgjedhjeve, Gjiknuri e quajti propozimin e PD si diçka të panatyrshme. “Qeveri teknike gjashtë muaj para zgjedhjeve është çështje kushtetuese dhe jo normale. Sepse qeveritë teknike nuk kanë histori shumë të mirë në Shqipëri, e mbase edhe në shumë vende të botës”, tha ai.

Gjiknuri pranoi se pjesë e reformimit të administrimit zgjedhor mund të jetë edhe formula e KQZ. “Ne kemi qenë të hapur, po presim propozime edhe nga ekspertët, do të mobilizojmë të gjitha burimet brenda komisionit për të marrë kontribute se si mund të realizohet ky proces sa më i depolitizuar. Do të thotë që edhe KQZ nuk është më e kapur”.

Sa i përket çështjes së dorëheqjes, Gjiknuri duket tashmë i tërhequr nga ideja për t’u larguar nga struktura, në kuadër të kompromisit. “Pse duhet ta bëja fakt të kryer, duke qenë se jam përfaqësues i një partie politike dhe ai është një komision bipartizan”, tha ai. “Nuk e kanë kusht, ky është sebep. Problemi i vërtetë i tyre është se ata nuk njohin Parlamentin dhe Komisionin e Reformës Zgjedhore. Dhe unë thashë “nëse unë qenkam sebepi jam gati të largohem. Por jo që unë të sakrifikohem për një interes të Partisë Demokratike, duke thënë “oreksi vjen duke ngrënë, të iki ky, të iki ai, të iki Rama”...”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë