Largimi nga Shqipëria, Këlliçi: Në 7 vite janë promovuar persona me rekorde kriminale, jo të rinjtë

“Ke rininë, ke të ardhmen”, kështu do të mendonte kushdo, nëse i referohej shifrave të dikurshme për popullsinë me moshën mesatare ndër më të rejat në rajon.

Por, trendet po lëvizin me dinamikë të përfillshme për t’u përmendur dhe rininë nuk po e mbajmë dot. Nga 34.7 vjeç, mosha mesatare që na rezultonte në vitin 2018, sipas një skenari normal, pa rritje të emigracionit dhe rënie të lindjeve, mosha mesatare e popullsisë Shqipërisë sipas projeksioneve të OKB-së shkon në vitin 2050 në 50,1 vjeç dhe në vitin 2100 arrin 61 vjeç.

Të dhënave të OKB-së ua shton tonet pesimiste raporti i fundit i kompanisë amerikane për analiza, Gallup, ku Shqipëria listohet ndër vendet me largimin më të madh të trurit në rajon. 1 në 3 të rinj duan të largohen dhe një në tre të larguar nga vendi rezulton të jetë i ri.

Kryetari i forumit rinor të PD-së, Belind Këlliçi, ishte i ftuar në A2 ku foli për këtë problem të vendit tonë.