Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Lavrov, në Turqi për grurin: Gati të lejojmë eksportet, por Ukraina të çminojë ujërat

Nga A2 CNN
8 Qershor 2022, 16:39 | Bota
Lavrov, në Turqi për grurin: Gati të lejojmë eksportet, por

Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë për të garantuar kalimin e sigurt të anijeve me drithëra nga portet ukrainase. Kështu u shpreh ministri i Jashtëm Sergei Lavrov gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologun turk Mevlut Cavusoglu në Ankara.

Shefi i diplomacisë së Moksës siguroi se trupat ruse nuk do të sulmojnë nëse Kievi do të nisë çminimin e ujërave për të lejuar lëvizjen e anijeve që transportojnë gurë. “Jemi të gatshëm të punojmë për të garantuar kalimin e sigurt të anijeve nga portet ukrainase. Jemi gati të bashkëpunojmë me kolegët turk për këtë. Për të zgjidhur problemin e vetmja gjë që nevojitet është qe ukrainasit të lejojnë anijet të dalin nga portet; ose duke çminuar ujërat, ose duke krijuar korridore të sigurta”, tha Lavrov.

https://a2news.com/2022/06/08/ju-vidhni-vete-dhe-kujtoni-se-te-gjithe-jane-si-ju-debati-i-lavrov-me-gazetarin-ukrainas/

Sipas Turqisë, Ukraina është e gatshme të garantojë kalimin e anijeve me mallra përmes detit të zi. Ministri i Jashtëm Mevlut Cavusoglu tha se një plan i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të lejuar eksportin e drithërave përgjatë një korridori detar ishte i arsyeshëm dhe kërkonte më shumë bisedime mes Moskës dhe Kievit. “Si Turqi, ne mendojmë se plani është i arsyeshëm dhe i implementueshëm. Por natyrisht që Turqia dhe Ukraina duhet të pranojnë kërkesën e OKB, dhe ne u ofruam të ndërmjetësojmë një takim në Stamboll për të diskutuar detajet”, tha ministri turk.

Takimin me Lavrov, Cavusoglu e përshkroi si të frytshëm dhe tha se kishte perceptuar vullnetin për t’u rikthyer në tryezën e negociatave mes palëve për arritjen e një armëpushimi të mundshëm. Lufta ruse në Ukrainë ka bllokuar eksportet e drithërave në Detin e Zi, duke rrezikuar një krizë ushqimore globale. OKB i bëri thirrje palëve epo ashtu anëtarit të NATO-s dhe Turqisë të dakordësohen për një korridor të sigurt. Çdo marrëveshje e mundshme do të përfshinte një flotë turke që do të shoqëronte lëvizjen e anijeve me mallrave nga Odesa dhe porte të tjera ukrainase drejt tregjeve globale.

A2 CNN Livestream

Dita jonë