Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Lazimi: Çmimet do të rriten edhe pa krizën energjetike, nga konjukturat logjistike. Aktivisti Meksi: Nuk di si mund ta përballojmë

Nga A2 CNN
6 Tetor 2021, 22:20 | Ekonomi
Lazimi: Çmimet do të rriten edhe pa krizën energjetike, nga

Protesta e sotme për rritjen e çmimeve përballë kryeministrisë  shpreh qartësisht frikën dhe pamundësinë e qytetarëve për të përballuar rritje domethënëse të çmimeve.

Sipas Redon Meksit, një prej aktivistëve pjesëmarrës në protestë, “ne kemi 1/3 të familjeve shqiptare që jeton me minimalen e mundshme, praktikisht vetëm me bukë. Duke rritur energjinë do rritet gjithçka. Unë nuk di si mund ta përballojmë, me dimrin që po vjen përpara, madje nuk di si e kemi përballuar deri më tani”.

Eksperti i ekonomisë Majlind Lazimi mbështet këtë frikë, por i jep një dimension më të gjerë.

Sipas tij, krahas problemit energjetik, po shfaqet një konjukturë problematikash të ndryshme. “Kemi të bëjmë me disa kriza njëkohësisht, krizë të logjistikës, krizë energjetike, krizë i zinxhirit botëror të furnizimit.

Ka shumë kontejnerë që kanë 4-fishuar kostot e transportit, dhe kjo pashmangshmërisht do të rrisë çmimet, për shkak edhe të problemeve të Kinës për të furnizuar. Anglia nga ana e saj ka nevojë për 60 mijë shoferë për të njëjtën arsye.  

Duhet të kemi një paketë sociale pavarësisht rritjes së energjisë elektrike, dhe nëse kjo krizë do të ndodhë atëherë do të jetë katastrofale. Aktualisht rreth 50% e buxhetit të familjeve shkojnë për ushqime”, thotë ai në A2 Business.  

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani