LDK finalizon sot koalicionin, Kurti fton Thaçin në debat: Më fyen si kalama në tv

Publikuar më: 30/4/2020, ora 14:27

Përshkallëzohen përplasjet politike në Kosovë. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti përdori tone mjaft të rënda kundër presidentit Hashim Thaçi dhe i bëri thirrje që të mos e kundërshtojë me masat e ndërmarra nga qeveria për të luftuar pandeminë koronavirus. Madje e sfidoi në një përballje televizive. “Ai është shembull i keq që qytetarët nuk bën ta ndjekin. Sa për sharjet e fyerjet që m'i bën, duke thirrur me zërin që i dridhet porsi kalama nëpër studiot televizive, e kam zgjidhjen: le ta organizojmë një debat televiziv ku dalim ne të dy, pra, unë Kryeministri në detyrë dhe ai Presidenti jashtë detyrës”, deklaroi Kurti. Një kundërpërgjigje erdhi nga kampi i presidentit, edhe pse jo drejtpërdrejte nga Thaçi. Këshilltari tij, Adil Behramaj, me një status në Facebook, theksoi se Kurti po kërcënon publikisht me arrestim kreun e shtetit. Përplasjet mes kryeministrit në detyrë dhe presidentit u intensifikuan pasi Thaçi i kërkoi Lidhjes Demokratike të Kosovës që të paraqiste një kandidat për të udhëhequr qeverinë e re. Kurti kërkoi me ngulm zgjedhje të reja pas rrëzimit të ekzekutivit të tij, por kreu i shtetit refuzoi duke thënë se një koalicion është i mundur. Koha po tregon që ai kishte të drejtë. Pasi arriti dakordësinë me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Listën Serbe, LDK pritet të finalizojë sot marrëveshjen për bashkëqeverisje me Nismën Socialdemokrate, Aleancën Kosova e Re dhe minoritetet e tjera jo serbe. Kryeministër i ardhshëm pritet të jetë Avdullah Hoti.