Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

LDK kundër zgjedhjeve, Mustafa kërkon dakordësi me partitë për Presidentin

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2020, 19:28 | Kosova
LDK kundër zgjedhjeve, Mustafa kërkon dakordësi me partitë

Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon që të shmangen zgjedhjet e parakohshme. Kryetari i saj, Isa Mustafa, njoftoi se javën e ardhshme do të takojë partitë politike për të gjetur një zgjidhje për postin e presidentit, negociata të cilat nëse dështojnë rrezikojnë të sjellin rrëzimin e qeverisë.

Zgjidhja për Mustafën do të vijë përmes konsensusit mes forcave politike. Ai shtoi se Kosova do të jetë sërish pa një president edhe nëse shkohet në zgjedhje.

“Mendojmë në fillim të dhjetorit ose javën tjetër, ose pak më vonë, të ulemi dhe të organizojmë një tryezë të përbashkët me subjektet politike parlamentare me ata që janë të gatshëm të marrin pjesë dhe të bëjnë përpjekje të gjejmë një zgjidhje. Sipas opinionit tonë, është më mirë të gjendet tani se të shkojmë në zgjedhje e të përsërisim situatën e njëjtë”, u shpreh ai.

Kreu i LDK-së u pyet nga gazetarët lidhur me partnerin e koalicionit, Ramush Haradinaj, nëse ky i fundit ishte tërhequr ose jo nga gara për president. Lidhur me këtë çështje, Mustafa dha këtë përgjigje:

“Nuk kam përgjigje, është çështje e zotit Haradinaj dhe AAK-së, por për çdo gjë duhet të ulemi me të gjithë dhe të diskutojmë”.

Kosova hyri në një krizë institucionale pas dorëheqjes së detyruar të presidentit, Hashim Thaçi, kundër të cilit Gjykata Speciale konfirmoi aktakuzën për krime lufte dhe kundër njerëzimit. Detyra e tij po ushtrohet aktualisht nga kryetarja e kuvendit, Vjosa Osmani, në respektim të asaj që përcakton Kushtetuta e vendit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli