LDK nuk tërhiqet nga oferta: Kurti ka afat deri në fundjavë – A2

LDK nuk tërhiqet nga oferta: Kurti ka afat deri në fundjavë

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk tërhiqet nga oferta e fundit, e paraqitur ndaj Lëvizjes Vetëvendosje për koalicion për bashkëqeverisje.

Ky është rezultati i mbledhjes së Kryesisë në partinë e drejtuar nga Isa Mustafa, në të cilën u diskutua edhe për afatin që ka Albin Kurti si i mandatuar për formimin e qeverisë së re.