Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Legalizimi i kanabisit, Çuçi: Ligji do të jetë strikt, nuk ndikon në kultivimin kriminal

Nga A2 CNN
29 Prill 2022, 17:23 | Politikë
Legalizimi i kanabisit, Çuçi: Ligji do të jetë strikt,

Qeveria është e vendosur për të miratuar legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore dhe industrial. Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, u shpreh se kjo nismë nuk do të ketë ndikim në shtimin kultivimit të jashtëligjshëm.

“Nuk ka lidhje fare kultivimi i kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale me kultivimin e jashtëligjshëm të kanabisit për qëllime të tjera. Këtë gjë do ta bëjmë me një ligj të posaçëm dhe ky ligj do të përcaktojë rregulla shumë strikte, për mënyrën se si do të mbillet, për mënyrën se si merret liceneca, për vendet se ku do të mbillet dhe për bashkëpunimin me vendet të tjera apo kompani të tjera të OECD që janë dhe operojnë në këtë fushë”, tha ministri Çuçi.

Diskutimet për këtë çështje bëhet në një periudhë kohore kur kjo bimë fillon të  kultivohet në mënyrë të jashtëligjshme.

“Duhet të shtojmë më shumë përpjekjet sepse fillon edhe mbjellja e kanabisit. Duke nisur nga rezultatet shumë pozitive të vjetshme, ky vit do të shënojë një progres edhe më të madh në frenimin e këtij fenomen që sigurisht është një fenomen që ka qenë shqetësues por besoj se po hiqet nga lista e shqetësimeve që lidhet me sigurinë në Shqipëri”, u shpreh ministri.

Deklaratat e ministrit vijnë pas takimit e pak ditëve më parë me drejtuesit e policisë në pesë qarqe ku kërkoi monitorim të shtuar të territorit për parandalimin e mbjelljes së jashtëligjshme të kanabisit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani