Legalizimi i kanabisit në Shqipëri, përfitimet dhe rreziqet

Nisma sipas kryeministrit është konsultuar me ekspertë të nivelit të lartë, vendas dhe ndërkombëtarë. Janë jo pak shtetet në botë që kanë ngritur industri të fuqishme mbi kanabisin mjekësor. Për një qeveri në vitin e saj të shtatë, që duhet të përballet me problemet e shkaktuara në ekonomi si nga tërmeti ashtu dhe nga epidemia, legalizimi i kanabisit mund të sjellë një frymëmarrje në financa, por a mund të shërbejë edhe si një shashkë që largon vëmendjen nga konsumi dhe problemet e qeverisjes?