Legalizimi i kanabisit, Shehu: Ide për të hequr vëmendjen nga problemet e vërteta të vendit

Tritan Shehu, ish-ministër i Shëndetësisë, në një lidhje direkte me “Dita jonë” në A2, deklaroi se “kur e gjithë vëmendja është hedhur te virusi, te varfëria dhe humbja e vendeve të punës, të lëshosh idenë e kanabisit, që është e gabuar dhe shkatërruese për vendin tonë, do të thotë që kërkon të fshehësh diçka”.