Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Legjislacioni i ri fiskal nuk adreson nevojat e krijuara nga krizat që vendi po kalon

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2021, 16:40 | Ekonomi
Legjislacioni i ri fiskal nuk adreson nevojat e krijuara nga krizat që

Për studiues të ekonomisë, ndryshimet në paketën e re fiskale për vitin 2022 nuk u përgjigjen krizave që vendi po kalon dhe nevojave që qytetarët kanë.

Rritja e pragut që të patatueshëm nga 30 në 40 mijë lekë për të gjithë të punësuarit, për ekspertin Zef Preçi kënaq një pjesë të kufizuar individësh, duke mos ofruar alternativa zhvillimi për pjesën tjetër.

“Më shumë korrigjim i praktikave të mëparshme që nëse kënaq një grup të vogël social 15-20 mijë të punësuar në nivel kombëtar, rritja e kufirit të poshtëm të përjashtimit nga taksat e pagës reflekton rritjen e pagës minimale dhe përkeqësimin e kostos së jetës. Sa i takon problematikës përsëri mbart probleme”.

Propozimet ligjore të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë sugjerojnë gjithashtu një akcizë prej 6 lekë për litër për gazin që popullata përdor për gatim apo ngrohje. Ndonëse propozimi synon frenimin e evazionit, Preçi thotë se nisma nuk i jep zgjidhje fenomenit.

https://a2news.com/video/taksat-e-reja-ndryshimet-qe-do-te-zbatohen-vitin-e-ardhshem/

“Mjafton të kujtoni rritjen e gazit për konsum familjar në periudhën kur nuk është aplikuar ndryshimi i taksës. Ashtu sikurse në plan makro qeveria duhet mbështetur për të hequr këto kufizime se konsumi i gazit për automjetet është faturuar si konsum familjar. Evazionistët më të mëdhenj janë ofrues të shërbimit dhe jo përdoruesit fundorë të tij, por ajo qytetarët”.

Grupe interesi dhe shoqata të biznesit kanë kundërshtuar propozimet e “Financave” duke theksuar se, as paketa fiskale dhe as buxheti nuk arritën të surprizojnë për mirë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë